75 Mall Live Search
10:30 / E Diele, 17 Gusht 2025 / Burim

Një javë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, policia tregon çka po bën për kapjen e autorëve

Sot janë bërë një javë nga vrasja e trefishtë në Gjilan. Të dyshuar për rastin janë Mefail Shkodra me djemtë Engjullin dhe Edonisin.

Këta të fundit vazhdojnë të jenë në arrati.

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani tha për IndeksOnline se janë duke punuar intensivisht për rastin.

“Po punohet intensivisht lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, tha Hashani për IndeksOnline.

Kujtojmë që autoritetet në Kosovë kanë kërkuar bashkëpunim ndërkombëtarë për kapjen e Mefail Shkodrës dhe dy djemve të tij

Vrasja e rëndë raportohet të këtë ndodhur për fajde. /IndeksOnline/