75 Mall Live Search
12:20 / E Diele, 17 Gusht 2025 / Gj Sh

Historike/ Për herë të parë gjyqtarët nga Kosova do të gjykojnë një ndeshje të fazës “play-off” në garat e UEFA-s

Vitet e fundit gjyqtarët kosovar në vazhdimësi kanë ndarë drejtësinë në garat evropiane.

Por për herë të parë në histori, gjyqtarët kosovarë do të drejtojnë një ndeshje të fazës “play-off” në garat e UEFA-s, shkruan IndeksOnline.

Genc Nuza si gjyqtar kryesor së bashku me asistentë e tij, Bujar Selimaj e Granit Hyseni dhe gjyqtar i katërt, Burim Jahmurataj, do të gjykojnë ndeshjen përballjen Strasbourg – Brondby, e vlefshme për play-offin e Conference League, e cila do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Stade de la Meinau” në Francë.

Asistent në VAR do të jetë gjyqtari tjetër kosovar, Dardan Çaka.

Genc Nuza për shtatë herë e ka fituar çmimin e gjyqtarit më të mirë në Kosovë, derisa edhe besimi i tij në UEFA po rritet në vazhdimësi./IndeksOnline/