75 Mall Live Search
12:20 / E Diele, 17 Gusht 2025 / Burim

KRU “Prishtina” gjen një pishinë të mbushur përmes një lidhjeje ilegale: Turp

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se e kanë shkyçur një konsumator i cili e ka mbushur pishinën përmes një lidhjeje ilegale.

KRU “Prishtina” tha se inspektorët e saj identifikuan këtë dhe se me personin do të ndiqen “procedurat tjera përkatëse”.

“Nga Inspektoret është identifikuar mbushja e pishinës përmes një lidhjeje ilegale, jashtë ujëmatësit. Konsumatori është shkyçur dhe do të vazhdohet me procedurat tjera përkatëse. TURP!”, thuhet në njoftim.