75 Mall Live Search
12:31 / E Diele, 17 Gusht 2025 / LB

Ismajli: Me me një qeverisje të përgjegjshme, bujqësia në Gjilan do të marrë përkrahjen që e meriton

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli i shoqëruar edhe nga kandidatë të këtij subjekti për asamble, kanë vizituar fermerë të fshatit Pogragjë, të cilët, sipas tij, me punën e tyre të jashtëzakonshme po japin shembullin e veçantë se si bujqësia është njëra ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të kësaj komune.

“Bashkë me ta diskutuam për mundësitë e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në Pogragjë, duke u zotuar se do të jemi gjithmonë afër tyre për t’i mbështetur në rritjen e prodhimit, modernizimin dhe gjetjen e tregut”, ka shkruar ai në Facebook.