75 Mall Live Search
09:33 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / S Z

Pas katër muaj ndërprerjeje, rikthehet në funksion rezonanca magnetike në Spitalin e Pejës

Pas katër muajve të ndërprerjes për shkak të defektit teknik, rezonanca magnetike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është riparuar dhe tashmë është rikthyer në funksion.

“Ky është një lajm i mirë si për pacientët tanë ashtu edhe për stafin mjekësor, pasi kjo pajisje është thelbësore për diagnostikimin modern dhe të saktë. Pacientët që kanë pasur termin të caktuara më herët, i njoftojmë se termini i tyre nuk humb dhe ata vetëm duhet të na kontaktojnë në numrin 044 474 590, ditëve të punës nga ora 11:00 – 13:00 për të ripërcaktuar terminin që kanë pasur. Po ashtu njoftojmë se terminët e reja pacientët mund të fillojnë të i përcaktojnë nga data 1 shtator 2025”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës./Indeksonline/