Si dukej Shkurte Fejza para 32-vjetësh

Kthehemi në vitet 90-të, kur Shkurte Fejza po krijonte emrin e saj si një nga ikonat më të mëdha të muzikës shqiptare.
Çdo paraqitje e saj ishte e freskët dhe elegante, me flokë dhe stil të veçantë që reflektonte bukurinë natyrale, shkruan Indeksonline.
Për ata që janë kureshtar të dinë sesi dukej ylli i muzikës 32-vjet më parë, vajza e saj, Gresa, ndau një fotografi mallëngjyese.
“Bukuri natyrale Shkurte Fejza-Behluli 🤩
Viti 1993 kur s’ka pas botoxa as fillera as photoshop 🙂”, shkroi krahas postimit.
Ndryshe, Fejza nuk ishte vetëm një këngëtare, por një simbol i kulturës muzikore shqiptare, figurë e cila edhe sot vazhdon të frymëzojë gjenerata të reja./Indeksonline/
