Krasniqi: PDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin e ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se partia që ai udhëheq do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e ZRRE-së që detyron mbi 1,300 biznese të kalojnë në tregun e lirë të energjisë. Krasniqi e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe të dëmshëm për ekonominë e vendit, duke theksuar se çmimet janë rritur deri në 280%.
Sipas tij, pas dështimit të rrugëve të rregullta gjyqësore, janë përmbushur kushtet ligjore për ta sfiduar këtë vendim në Kushtetuese. Ai shtoi se PDK-ja do të kërkojë masë të përkohshme për ta pezulluar zbatimin e vendimit deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.