Interi s’do ta ketë të lehtë ta mbajë Bastonin

Interi ka refuzuar ofertën e Chelseat për qendërmbrojtësin italian Alessandro Bastoni. Klubi londinez thuhet se dërgoi një ofertë prej 50 milionë eurosh, por Interi e refuzoi atë kategorikisht.
Chelsea po vuan nga probleme me qendërmbrojtësit, kështu që është e qartë se ata duan të përforcohen me një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë.
Mediat italiane raportojnë se Interi s’do ta ketë aspak të lehtë ta mbajë në skuadër mbrojtësin italian.
Kjo pasi që oferta e dytë e Chelseat pritet të jetë me shifra astronomike dhe lojtari mund të bindet nga paga e majme që mund t’i ofrojë Chelsea./Indeksonline/