75 Mall Live Search
16:09 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / F.R

Trump: Kievi jashtë NATOS dhe pa Krimenë/ Presidenti i SHBA: Zelensky e ka në dorë marrëveshjen me Rusinë

Përpara takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka kërkuar nga Volodymyr Zelensky ti japë fund luftës menjëherë. Presidenti amerikan tha se nëse lideri ukrainas dëshiron, ai mund ta përfundojë konflikt thuajse menjëherë. Trump shtoi se kjo e hënë është një ditë e madhe dhe shprehu nderin që do të presë kaq shumë liderë europianë në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky shoqërohet në këtë takim nga liderët europianë Keit Starmer, Georgia Meloni, Emanuel Macron, Friedrich Merz, Aleksandër Stub, Ursula von der Leyen dhe kreu i NATO Mark Rutte.

Megjithatë një postim i Trump në Truth Social ka të kuptohet se çfarë pritet nga bisedimet e ditës së sotme. Ai e bëri të qartë se Krimea që Rusia e mori gjatë presidencës së Barack Obama nuk do i kthehet Kievit dhe përjashtoi mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Vete presidenti Zelensky ne nje postim ne rrjetin social X sapo mberriti ne Uashington, tha se Krimea nuk duhet te ishte dorezuar, por Kievi u detyrua te hiqte dore nga gadishulli dhe nje pjese e Lindjes se vendit. Ai theksoi se ukrainasit po luftojne per token e tyre dhe kane sukses ne rajonet e Donjeskut dhe Sumit. Rusia, e cila e filloi kete lufte, duhet edhe t’I jape fund tha Zelensky.

Gadishulli strategjik i Krimesë ka qenë thelbësor në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Krimea, e cila u aneksua në mënyrë të paligjshme nga Rusia në vitin 2014, është lakmuar prej kohësh nga Moska, e cila dëshiron që Ukraina të dorëzojë zyrtarisht territorin si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Zelenskyy e ka hedhur poshtë këtë skenar në disa raste, duke thënë se dorëzimi formal i tokës ka qenë gjithmonë një vijë e kuqe dhe shkon kundër kushtetutës së Kievit.

Nga ana tjetër, ndërsa Putin ka thënë se nuk dëshiron që Ukraina të bashkohet me NATO, i dërguari i SHBA për lindjen e mesme Steve Ëitkoff tha se presidenti i Rusisë pranoi t’u lejojë aleatëve të Ukrainës t’i ofrojnë asaj një garanci sigurie të ngjashme me atë të NATO si pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës.

Por teksa përpjekjet për paqe vazhdojnë, Moska nuk i ka ndaluar sulmet ndaj Ukrainës. Në të gjithë vendin janë vrarë 10 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. 7 viktima ishin në rajonin e Kharkivit, mes te cilëve edhe një vajzë 1 vjecce, ndërsa tre të tjerë u vranë në rajonin e Zaporizhia. Sulme pati edhe ndaj nje infrestruktures energjetike ne Odesa. Ne nje reagim nga Uashingtoni Volodymyr Zelensky tha se Putin po kryen vrasje per te ushtruar presion ndaj ukraines dhe Europes dhe per te hedhur poshte perpjekjet diplomatike. Kreu I shtetit ukrainas theksoi se Rusia nuk duhet te shperblehet per luften dhe duhet ta degjoje fjalen “NDALO!”.