75 Mall Live Search
16:28 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / Burim

“Më pëlqeu Edi më i shkurtër se Meloni”, Linda Rama: Është i njëjti që shkon te Macron me atlete të bardha apo kur bën kamerierin për të ftuarit

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka folur në një intervistë të gjatë për Anila Bashën, duke treguar detaje nga jeta personale e profesionale.

Ndër të tjera Linda Rama iu përgjigj edhe pyetjes në lidhje me takimin që Edi Rama bën me homologen e tij italiane, kur i ulet në gjunjë .

Si e ka perceptuar ajo si bashkëshortja e Edit?

“Behet fjalë për të njëjtin Edi që shkon në takimin me Presidentin Macron apo në takime të tjera të rendësishme me atlete të bardha apo Edin që në një rast bënte dirigjentin e liderave të vendeve të BE përpara se aparati fotografik të shkrepte foton familjare diku në Bruksel apo Edin që nuk nguron të marrë tabakanë e të bëjë kamarierin për të ftuarit e tij në fund të një aktiviteti kulturor në COD.

Edi është atipik dhe atipizmi i tij nuk ka se si të mos marrë vemendjen e mediave ndërkombëtare të cilat jetojnë me lajmin. Mua vetë, artistikisht, më ka pëlqyer kur kam parë Edin më të shkurtër se Giorgia Meloni”, u shpreh Linda Rama.