75 Mall Live Search
17:41 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / F.R

Istog: Gjendet i vdekur një person në veturë

Një person rreth orës 15:40 është gjetur në veturë pa shenja jete në drejtim të fshatit Çerkolez të komunës së Istogut.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se policia ka nisur hetimet për rastin.

“Sot rreth orës 15:40 Policia e komunës së Istogut ka pranuar informacion se se në drejtim të fshatit Çerkolez, një person gjendej pa shenja jete brenda një automjeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe autoambulanca, ku mjeku ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në ndërkohë është njoftuar edhe prokuroria ku ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin”, ka thënë Gashi./IndeksOnline/