75 Mall Live Search
20:50 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / F.R

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia nis hetimet

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 19:00 në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti./IndeksOnline/