75 Mall Live Search
22:52 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / BA

Futbollisti Ardi Musliu hedh akuza ndaj Vushtrrisë, thotë se e “pren në besë”

Disa javë pasi u bashkua me Vushtërrin, futbollisti Ardi Muslia ka hedhur akuza të rënda ndaj klubit.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se është prerë në besë nga disa persona brenda klubit, pak para sezonit të ri, shkruan IndeksOnline.

28-vjeçari ka thënë se pas këtyre gjërave, është larguar nga klubi edhe pse nuk e ka dëshiruar një gjë të tillë.

“Pas nje kohe jo te gjate qendrimi te FC Vushtrria kam vendosur te largohem,nje largim qe nuk e kam deshiruar  e as menduar ne kete  kohe dhe ne keto momente.

Largohem nga nje klub  qe kam menduar qe ka persona te ndergjegjeshum dhe profesional po aty gjeta vetem persona jo profesional dhe te pa bes te cilat i treguan ndaj meje ne kohen dhe ne ditet e fundit kur kampionati veq se po fillon.

Koha eshte qe mos te dorzohem po te jem me i fort dhe te perqendrohem ne sfidat e reja.”, ka shkruar Musliu./IndeksOnline/