75 Mall Live Search
08:39 / E Martë, 19 Gusht 2025 / AR

Kë po e thumbon? Fifi zbulon “strategjinë” e re për komentet në rrjete sociale

Këngëtarja e njohur Fifi ka thumbuar me humor në rrjetet sociale, duke thënë se ka në plan të hapë mbi 18 llogari të ndryshme në Instagram me emra si FifiLove2393, FifiFan, FifiNanushi e të tjera.

Me këto faqe, ajo shprehet se do të komentojë vetes dhe do të sillet sikur janë ndjekës të ndryshëm, shkruan Indeksonline.

“A e dini që po funksionon ky sistem more?”, ka shkruar Fifi me ironi, duke lënë të kuptohet se kjo është një “lojë” që shumë artistë tashmë e përdorin për të krijuar më shumë vëmendje online.

Kujtojmë se Fifi së fundmi prishi raportet me Egli Takon, duke hequr njëra-tjetrën nga Instagrami./Indeksonline/