75 Mall Live Search
09:20 / E Martë, 19 Gusht 2025 / S Z

Arrestohet tekniku i pylltarisë në Prizren, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë Pyjore të Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

I dyshuari, teknik i pylltarisë, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat e tij duke shfrytëzuar pozitën për përfitime pasurore.

Sipas hetimeve fillestare, ai ka marrë para nga qytetarë të ndryshëm të rajonit të Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, teknik i pylltarisë në Agjensionin Pyjor të Kosovës, me dyshimin se duke shfrytëzuar detyrën zyrtare i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitojë dobi pasurore për vete, duke marrë para nga qytetarët e ndryshëm të rajonit të Prizrenit. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin ditor.