Luana publikon foto me “dashurinë e jetës”

Këngëtarja e moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, po e shijon jetën si femër “single”.
Por, momentet magjike po i kalon me familjen e saj, shkruan Indeksonline.
Dashurinë që ka ndaj mbesës, Margetit, nuk po heziton ta ndajë edhe publikisht në rrjetet sociale.
Mbrëmë në orët e vona ndau një foto bashkë me vogëlushen duke shkruar: Se kishim harru me postu foton me “dashurine e jetes”.
Ndryshe, Luana ditën e djeshme ka paralajmëruar risi që priten të publikohen së shpejti./Indeksonline/
