E suspenduan pak javë më parë nga skuadra, Cska Sofia merr vendim befasues për yllin e Kosovës

Pak javë më parë CSKA Sofia mori vendim për suspendimin e Zymer Bytyqit. Kjo pasi ai kishte bërë sjellje të papranueshme që bien ndesh me rregulloren e skuadrës.
Gjiganti bullgar tani sapo ka njoftuar ndërprerjen e skuadrës për Bytyqin.
“Bytyqi nuk është më pjesë e skuadrës së CSKA-së.
Sot, klubi dhe lojtari i dhanë fund marrëdhënies së tyre kontraktuale me marrëveshje të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e CSKA Sofias./Indeksonline/