Surpriza nga Anglia: Liverpooli “dorëzohet”, Real Madridi përgatit blerjen e “minutës së fundit”

Mbrojtësi Ibrahima Konate mund të jetë lëvizja surprizë e minutës së fundit e merkatos së verës. Francezi ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me Liverpoolin dhe nuk ka gjasa që ajo të rinovohet.
Lojtari është i rëndësishëm për “reds”, por frika që të largohet me koston zero verën e ardhshme mund të çojë palët në një marrëveshje. Për më tepër që presioni që po ushtron Real Madridi është i madh.
Thashethemet thonë se klubi spanjoll e ka bindur lojtarin të nënshkruajë falas verën e ardhshme. Por, sipas “AS”-it, skuadra spanjolle mund ta sjellë Konaté në Spanjë menjëherë, duke ofruar rreth 20 milionë euro.
<p>Liverpooli po kërkon një shumë prej rreth 50 milionë eurosh për të liruar menjëherë lojtarin. Një shumë e lartë, që mund të ulet për të shmangur humbjen e një pjese tjetër të vlefshme të mbrojtjes së tyre falas.