75 Mall Live Search
15:08 / E Martë, 19 Gusht 2025 / LB

Kryeziu: Vetëvendosje mund ta propozojë Haxhiun sërish për kryeparlamentare

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë që ta propozoj sërish, Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Kryeziu në një prononcim për IndeksOnline thotë se Vetëvendosje mund të provoj edhe tri herë zgjedhjen e Haxhiut në krye të organit legjislativ.

VV mund ta propozojë Albulena Haxhiun dhe ta provojë 3 herë. Pastaj duhet të ndryshojë kandidat. Vendimi vlen nga data e hyrjes në fuqi e tutje”, ka thënë ai.

Më tutje, ai thotë se gjykata duhet të tregojë se çka ndodh dhe se nuk mund ta lë pezull e pa përgjigje këtë pyetje.

“Në mendimin tim duhet hapur rrugë zgjedhjeve”, për fundon ai.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të Kuvendit, Albert Krasniqi, ka thënë se VV-ja nuk mund ta kandidojë Albulena Haxhiun sërish për të paren e Kuvendit.

Kjo pasi ajo ka dështuar 5 herë, dhe vendimi i Gjykatë Kushtetuese thotë se nuk mund të ketë më shumë se tre votime për të njëjtin kandidat./IndeksOnline/