KQZ-ja: Kanë mbetur vetëm edhe 11 ditë për t’u regjistruar për votim jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe 11 ditë për t’u regjistruar për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e 12 tetorit.
Të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim: Përmes platformës së KQZ-së: 👉 https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.