ShSKUK qetëson pacientet: Nuk ka nevojë të blejnë barin për parandalimin e gjakderdhjes

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton të gjitha pacientet që marrin shërbime obstetrike se nuk kanë nevojë të shqetësohen: asnjë paciente e hospitalizuar nuk detyrohet të blejë barnin që parandalon gjakderdhjen pas lindjes.
Në mungesë të produktit metilergometrinë, ShSKUK përdor oksitocinën, e cila ka të njëjtin efekt dhe mbulon të gjitha nevojat terapeutike sipas standardeve mjekësore. Ky produkt është në dispozicion në sasi të mjaftueshme në të gjitha spitalet universitare.
Përkundër përpjekjeve për të kontraktuar metilergometrinën përmes procedurave të rregullta të prokurimit, ShSKUK nuk ka marrë oferta nga furnizuesit.
ShSKUK rikthen se oksitocina e përdorur plotësisht mbulon trajtimin mjekësor në rastet e gjakderdhjeve dhe thekson se nuk ka vend për shqetësim apo panik tek pacientet.