Zhegrova ia kthen shpinën Marseille-t, pranon ofertën e Juventusit

Skuadra e Juventusit është shumë pranë transferimit të Edon Zhegrovës gjatë afatit kalimtar të verës.
Zhegrova thuhet se ka pranuar të gjitha kushtet me “Zonjën e vjetër” dhe pritet të firmos një kontratë deri në vitin 2030, shkruan Indeksonline
“Tuttosport” raporton se Juventusi tani do t’i dërgojë një ofertë rreth 18/20 milionë euro te Lille, e që do të pranohet nga skuadra e Ligues 1.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, ishte shumë pranë transferimit në Marseille – por oferta e Juventusit e joshi “luanin”.
Kujtojmë se ylli kosovar nuk ka luajtur futboll që një kohë të gjatë, pak shkaku i lëndimit – e pak nga mos rikthimi i tij te skuadra e Lillet./Indeksonline/
La Juventus accélère pour recruter Edon Zhegrova, qui a déjà accepté le transfert. 🇽🇰⚪️⚫️
— Juventus FR (@Juve_France) August 20, 2025
Un accord de principe a été trouvé avec son agent pour un contrat jusqu’en 2030.
Le transfert peut se boucler à 18-20M€ avec le LOSC.
(@tuttosport via @Guillaumemp) pic.twitter.com/wGBM8V1oYa