Haradinaj: Qëllimi i Kurtit ta mbajë peng Kosovën s’ka ndryshuar

Lideri i AAK-së Ramush Haradiniaj para seancës së kuvendit tha se aktgjikimi i Gjykatës Kushtetuse ka sqaruar disa pika.
“Do të kthehemi në parlament pas vendimit të gjykatës, tashmë dihet është sqaru se duhet të jetë votim i hapur dhe njëkohësisht është sqaru se një kandidat që nuk merr votën s’mund të kandidojë mbi tri herë , po ashtu është edhe afati 30 ditor edhe njëherë”, deklaroi Haradinaj, përcjell rtv21.tv
Ai tha se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun por, kanë votë për ndonjë kandidat tjetër nga LVV-ja i cili sipas Haradinajt është unifikues.
“Nëse sot do të ishte Konjufca ose Saranda, ose Shqipe Hetemi do të votojshim”, tha Haradinaj.
Kur u pyet se nëse nuk do të arrihet të konstituhohet kuvendi as pas 30 ditësh ai tha se do të vërtetohet qëllimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Për fat të keq unë besoj që qëllimi i tij nuk ka ndryshu, është me vazhdu me mbajt peng Kosovën, me udhëheq me Kosovën pra në mënyrë jo të ligjshme, me mbajt peng Kosovën”, u shpreh Haradinaj.