Ismajli thotë se zjarrfikësit vullnetarë në Gjilan s’janë paguar prej dy muajsh: Vërtet e turpshme

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se kanë kaluar dy muaj që nuk janë paguar zjarrfikësit vullnetarë, të cilët janë me kontratë përmes komunës dhe Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve.
Ismajli thotë se zjarrfikësit kanë sakrifikuar ditë e natë për sigurinë e qytetarëve, sidomos në këto kohë të ballafaqimit me zjarre të fuqishme.
“Vërtet e turpshme çka është ka ndodhë. Shumë kategori kanë mbetur pa paga me muaj të tërë, ndërsa, pushteti aktual, akomodohet me reklamime të projekteve milionëshe në vizatime”, shkruan ndër të tjera ai.

“Kanë kaluar dy muaj dhe ende asnjë pagë për zjarrfikësit vullnetarë, të cilët janë me kontratë përmes komunës dhe Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve.
Këta njerëz kanë sakrifikuar ditë e natë për sigurinë e qytetarëve tanë, sidomos, në këto kohë të ballafaqimit me zjarre të fuqishme, duke rrezikuar edhe jetën e tyre për të qenë në vijën e parë të rrezikut, dhe si rezultat i kësaj, komuna u ka kthyer si shpërblim vetëm neglizhencë, padrejtësi dhe mohim të pagës për ta dhe mirëqenien e familjeve të tyre.
Vërtetë e turpshme çka është ka ndodhë. Shumë kategori kanë mbetur pa paga me muaj të tërë, ndërsa, pushteti aktual, akomodohet me reklamime të projekteve milionëshe në vizatime.
Kjo është fyerje ndaj sakrificës, padrejtësi ndaj punës dhe një shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve.