75 Mall Live Search
16:29 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / S Z

Po zhvillonin gara shpejtësie, ndëshkohen dy shoferë 19 vjeçarë në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka ndëshkuar dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie.

“Me datën 19.08.2025, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, rreth orës 23:45 kanë ndaluar dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie dhe po rrezikonin sigurinë publike në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.”

Të dy shoferët janë 19 vjeçarë dhe kanë qenë me vetura me targa të huaja.

Njëri është gjobitur me 1000 euro, ndërsa tjetri me 500 euro dhe i është ndaluar vozitja në Kosovë për 1 vit.

“Shoferi L.Q. (19 vjeç), me veturë të tipit BMË me targa të huaja, është kapur në flagrancë duke garuar me një veturë tjetër. Atij i është shqiptuar gjoba prej 1000 eurove. Shoferi tjetër Y.T. (19 vjeç), me veturë BMË me targa të huaja, është kapur në flagrancë duke marrë pjesë në gara shpejtësie. Për këtë kundërvajtje të rëndë është dënuar me: – gjobë prej 500 eurove,- ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj, – si dhe gjobë shtesë prej 500 eurove dhe masë mbrojtëse 6 muaj ndalim drejtimi, për shkak të një mase të mëhershme të ndalim-drejtimit, të cilën e kishte nga data 10.08 – 09.11.2025. Gjithashtu atij i është konfiskuar vetura.”

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, në mënyrë që të shmangen rastet e rrezikimit të jetës së pjesëmarrësve në trafik.”