75 Mall Live Search
17:35 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / Gj Sh

Erjon Krasniqi firmos kontratë profesionale me Vushtrrinë

Klubi i Futbollit Vushtrria ka bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të skuadrës duke nënshkruar kontratë profesionale me talentin e ri, Erjon Krasniqi.

Qendërsulmuesi premtues është tashmë pjesë e ekipit dhe pritet të sjellë freski e energji në repartin ofensiv.

Krasniqi, i njohur për lojën e tij të fuqishme në zonë dhe instinktin e golit, shihet si një përforcim i rëndësishëm për ambiciet e klubit në këtë edicion. Me nënshkrimin e kësaj kontrate, Vushtrria po vazhdon politikën e saj për t’i dhënë hapësirë dhe besim lojtarëve të rinj e perspektivorë.

Ky është një hap i madh në karrierën e Erjonit, i cili synon të dëshmohet me fanellën bardhekaltër dhe të kontribuojë me gola e paraqitje cilësore për skuadrën e qytetit.