Rusia nuk ndal dronët mbi Ukrainë, viktima dhe të plagosur

Sulmet ruse ndaj Ukrainës nuk janë ndalur, edhe pse gjithë bota vazhdon përpjekjet intensive për të arritur një marrëveshje paqeje.
Në rajonin e Dnipropetrovsk të paktën një person u vra nga sulmet dhe artilerisë ruse dhe një tjetër u plagos. Ndërkohë në sulmet e mëvonshme në rajonin e Donetskut, u vranë të paktën 3 persona dhe u plagosën 4 te tjerë.
Një sulm tjetër me dron në rajonin e Sumy plagosi 14 persona, mes tyre ishte edhe një familje me fëmijë, 6 vjeç, 4 vjeç dhe 5 muajsh.
Rusia sulmoi gjithashtu një stacion të shpërndarjes së gazit në Odesa dhe bombardime pati edhe në rajonet e Chernihiv, Kharkiv dhe Poltava.
Ndërkohë, media shtetërore ruse RIA raportoi se mbrojtja ajrore e Rusisë shkatërroi 42 dronë ukrainas gjatë natës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këto sulme konfirmojnë nevojën për të ushtruar presion ndaj Moskës dhe për të vendosur sanksione të reja. Ka qenë Britania e Madhe ajo qe ka njoftuar një listë të re sanksionesh, ku përfshihen individë dhe kompani te lidhura me rrjetet kripto të përdorura nga Rusia për të anashkaluar sanksionet ekzistuese.
Në përgjigje të sanksioneve britanike, Rusia u ka ndaluar 21 britanikëve hyrjen në vend, midis tyre gazetarë dhe anëtarë të organizatave joqeveritare.
Zelensky falënderoi aleatët perëndimorë për mbështetjen dhe theksoi se Ukrainës I duhen garanci të forta sigurie për një paqe të qëndrueshme.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov Rusia është në favor të garancive të besueshme për Ukrainën dhe sulmoi palën evropiane se po përpiqet të ndryshoje qëndrimin e Donald Trump ndaj luftës.
Zhvillimet e fundit vijnë teksa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të organizuar një takim mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky. Sipas disa mediave ndërkombëtare Putin propozoi Moskën si vendtakim, por kjo u refuzua nga kreu i shtetit ukrainas.
Një vend tjetër që është përfolur është edhe Budapesti, por shumë aleatë të Ukrainës nuk e shohin si vend të përshtatshëm, nisur edhe nga raporti i ngushtë i kryeministrit hungarez Viktor Orban me Putin. Kryeministri polak Donald Tusk tha se një vendndodhje e tillë do të ishte ironike, pasi aty u nënshkrua Memorandumi i Budapestit i vitit 1994, kur Ukraina hoqi dorë nga arsenali i saj bërthamor në këmbim të garancive të sigurisë.
Evropianët kanë propozuar Gjenevën, nisur edhe nga fakti që Zvicra është një vend më neutral në konflikt dhe kryeministri I vendit ka shprehur gatishmërinë për t’i mirëpritur dy liderët.