75 Mall Live Search
23:06 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / Gj Sh

Nuk mjafton goli i Shaqirit, Basel barazon në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kampionëve

Një gol i Xherdan Shaqirit nuk ka mjaftuar që skuadra e Baselit të shënoj fitore ndaj Copenghagenit, në ndeshjen e parë të play-offit të Champions League.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”St. Jakob-Park”, përfundoi me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti kosovar e kaloi Baselin në epërsi në minutën e 14-të, pasi u tregua i sakt nga peanlltia.

Në fundin e pjesës së parë, skuadra daneze barazoi rezultatin me golin e Gabriel Pereira, në minutën 45+3.

Skuadra e cila do të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, do të mesohet në ndeshjen e ardhsme, e cila zhvillohet më 27 gusht, në Copenhagen./IndeksOnline/