Aksidentohet me familje aktori i njohur

Aktori Dylan Walsh i njohur më së miri për rolin e tij si Dr. Sean McNamara në “Nip/Tuck” , u përfshi në një aksident të rëndë me makinë me familjen e tij gjatë fundjavës.
Aksidenti ndodhi të dielën, më 17 gusht, ndërsa Walsh dhe katër pasagjerë të tjerë po udhëtonin me një Ford Explorer të vitit 2022 në New Jersey, transmeton Indeksonline.
Policia thotë se dy nga pesë personat u dërguan në një qendër mjekësore.
Nuk është e qartë se kush kishte nevojë për trajtim ose kush ishte duke vozitur./Indeksonline/
