Arrestohet një person në Kaçanik, në telefon kishte përmbajtje me shfrytëzim dhe keqpërdorim seksual të fëmijëve

Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi posedonte materiale me përmbajtje që shpërfaqnin shfrytëzimin dhe keqpërdorimin seksual të fëmijëve.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00, raporton IndeksOnline.
Në njoftim të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar, teksa nga ai janë sekuestruar dy telefona mobilë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/