I mituri grabitet nën kërcënimin e thikës, i merret zinxhiri i arit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitjeje të ndodhur në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 23:00, transmeton portali IndeksOnline.
Sipas raportit të policisë, viktima – një i mitur ka raportuar se është kërcënuar me thikë nga një person i dyshuar mashkull kosovar, i cili i ka marrë nga dora një zinxhir ari dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/