Xherdan Shaqiri guxon, i jep një kritikë të fortë trajnerit të Baselit

Skuadra e Baselit mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Copenhagenit, në ndeshjen e vlefshme të play-offit të UEFA Champions League.
Xherdan Shaqiri, futbollisti shqiptar pas ndeshjes dha një kritikë të madhe për trajnerin e tij, Ludovic Magnin, shkruan Indeksonline
Skuadra zvicrane mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 82’të, pasi me të kuq (dy të verdhë) u ndëshkua Jonas Adjetey.
Pikërisht për këtë, Shaqa i jep një kritikë trajnerit të tij.
“E dinim që mbrojtësi e kishte një karton të verdhë tashmë, duhet të kishim reaguar më herët. Ekzistonte rreziku për një karton të dytë të verdhë. Loja ishte ashtu, gjithmonë rrezikohej kartoni. Duhet të mësosh nga kjo dhe pastaj të bësh një zëvendësim”, u shpreh Shaqiri
Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme. Kush fiton nga ky takim siguron fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/