75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / MSH

ZYRTARE: 167 njësi të shitura – Renault Captur dominoi tregun e SUV-ëve në 2025!

Tregu i veturave në Kosovë po zhvillohet me shpejtësi, ndërsa Renault Captur i Ri ka arritur të diferencohet dukshëm në segmentin e SUV-ëve.

Me 167 njësi të shitura vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, Renault Captur i Ri është shndërruar në një nga zgjedhjet më të preferuara për blerësit kosovarë që kërkojnë stil, efikasitet dhe teknologji të avancuar – të gjitha të përmbledhura në një veturë të vetme.

Si SUV-i më i shitur në Kosovë, Captur i Ri ka vendosur një standard të ri në segmentin e veturave kompakte, duke kombinuar dizajnin modern me funksionalitetin që i përshtatet jetës urbane dhe familjare.

Renault Captur i Ri impresionon me dizajnin modern, linjat elegante dhe përvojën e drejtimit që kombinon rehatinë me sigurinë – si në rrugët e qytetit ashtu edhe në udhëtimet jashtë tij.

Hapësira e brendshme është ndërtuar për komoditet maksimal, me materiale cilësore dhe pajisje të teknologjisë së fundit që e bëjnë çdo udhëtim më të këndshëm për shoferin dhe pasagjerët.

Sipas Auto Mita, përfaqësuesi zyrtar i Renault në Kosovë, kërkesa për Renault Captur i Ri ka qenë në rritje të vazhdueshme, sidomos gjatë muajve prill dhe qershor – një dëshmi e qartë për popullaritetin në rritje të këtij modeli.

Renault Captur i Ri nuk është vetëm një veturë por një mënyrë moderne për të udhëtuar me stil dhe besim.

Për më shumë detaje dhe informacione, ju lutemi kontaktoni në:

Tel: 044 – 500 – 588

Email: info@automita.com

Facebook: Auto Mita

Instagram: auto.mita