75 Mall Live Search
11:14 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / LB

Ekskavatorët në terren/ Fushë-Kosova pastron hapësirat publike nga ndërtime të paligjshme

Komuna e Fushë-Kosovës ka intensifikuar aksionin për lirimin e hapësirave publike, i cili është duke u zhvilluar prej disa ditësh.

Inspektorët komunalë, të mbështetur nga Policia e Kosovës, kanë filluar rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë këtij procesi, disa biznese kanë zgjedhur që vetë t’i largojnë ndërtimet dhe pajisjet e tyre të vendosura në mënyrë të kundërligjshme, për të shmangur dëmtimin nga mjetet e rënda, si ekskavatorët.

Aksioni nuk do të ndalet vetëm në disa zona, por do të shtrihet në gjithë territorin e komunës.

Zbatimi i tij do të vazhdojë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike, në bashkëpunim me institucionet relevante./IndeksOnline/