75 Mall Live Search
12:14 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / F.R

Kryeshefi Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z. Fisnik Osmani ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin gjerman në Kosovë, Joern Rohde.

Kryeshefi Osmani ka falenderuar ambasadorin Rohde për angazhimin dhe kontributin e tij për NP “Termokos”.

Ai theksoi se Republika Federale e Gjermanisë për më shumë se një dekadë ka qenë një nga mbështetësit dhe donatorët më të mëdhenjë të ndërmarrjes, duke ofruar përkrahje të pakursyer në çdo aspekt për realizimin e projekteve kapitale, përmirësimin e shërbimeve dhe fuqizimin e ndërmarrjes. Me një fond total prej 60 milion euro, Gjermania ka dhënë kontribut për realizimin e Projektit të kogjenerimit, projekteve për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të ngrohjes dhe projektin “Solar 4Kosovo”.

Me këtë rast, kryeshefi Osmani ka ndarë një mirënjohje për ambasadorin në shenjë falenderimi për angazhimin dhe partneritetin e çmuar. 

Ambasadori Rohde është shprehur mirënjohës për respektin e mirënjohjen si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Pas një periudhe të gjatë diplomatike ambasadori Rohde e përfundon karrierën e tij në Kosovë, duke lënë pas një bashkëpunim të shkëlqyer me institucione e ndërmarrjet vendore, për zhvillimin dhe fuqizimin e të cilave ka dhënë një kontribut të pamohueshëm.