75 Mall Live Search
13:46 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / G T

Zyrtare: Ferizaj nënshkruan me një mesfushor

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Ferizaj, ka bërë një tjetër transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi ka firmosur me Vigan Ademin, ish-lojtarin e Prishtinës së Re, shkruan Indeksonline

Ademi ishte lojtar kyç në suksesin e klubit nga Hajvalia, që siguroi futjen në Superligë për sezonin aktual 2025/26.

“Mesfusha jonë forcohet edhe më shumë me afrimin e lojtarit të talentuar, Vigan Ademi. Ai më parë ishte pjesë e skuadrës Prishtina e Re, ku u dallua me paraqitjet e tij në mesfushë”, shkruhet në njoftimin e klubit./Indeksonline/