75 Mall Live Search
14:28 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / A

I jepet lamtumira e fundit Greta Kryeziut në Roganë të Kamenicës

Sot në fshatin Roganë të Komunës së Kamenicës, u mbajt ceremonia mortore për ndarjen nga jeta të Greta Kryeziut. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili së bashku me familjarët, kolegët dhe qytetarët e shumtë, i dha lamtumirën e fundit bashkëpunëtores së tij të ngushtë.

Haradinaj vlerësoi lartë figurën e Greta Kryeziut, duke e quajtur atë një vajzë të përkushtuar, profesioniste të palodhshme dhe një bashkëpunëtore që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Kamenicë dhe në Aleancë.

May be an image of 8 people and text
May be an image of 2 people

“Në varrimin e saj në varrezat e Roganës, u ndje dhimbja e madhe për humbjen e saj të parakohshme, por po aq i madh ishte edhe nderimi për vajzën që me punën dhe vlerat e saj do të kujtohet gjithmonë si shembull i përkushtimit dhe dashurisë për njerëzit”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, të afërmve dhe gjithë miqve të saj.

Greta Kryeziu u përkujtua sot me nderime të veçanta nga komuniteti dhe strukturat lokale, si një figurë që kontribuoi me përkushtim të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe politike të Komunës së Kamenicës.

U prehtë në paqe.

May be an image of 4 people
May be an image of 10 people