75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / S Z

Nënshkruhet marrëveshja, pagat e punëtorëve të RTK-së ekzekutohen nesër

Radiotelevizioni i Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, që do të mundësojë ekzekutimin e pagave për punëtorët e RTK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi, përmes një postimi në Facebook.

“Sapo e nënshkruam Marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Pagat ekzekutohen nesër, më 22 gusht 2025. Ju faleminderit për besimin dhe mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar Hundozi.