75 Mall Live Search
15:47 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / S Z

Ekskluzive: Zyra e partive në KQZ rekomandon certifkimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Zyra e Partive Politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e cila ka për obligim të shqyrtojë aplikimet e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, ka rekomandur pozitivsht që kandidatët e Listës Serbe të certifikohen për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Indeksonline ka siguruar rekomandimin e hartuar nga kjo Zyre e KQZ-së dhe i njëjti do të prezantohet para anëtarëve të KQZ-së, në mbledhjen e cila do të mbahet sot në orën 17:00.

Nuk dihet se si do të votojnë përfaqësuesit e partive parlamentare që janë të përfaqësuara në KQZ dhe nëse do të përseritet debati i njëjtë si në dhjetorin e vitit 2024, ku certifikimi i Listës Serbe për kandidim në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ishte kundërshtuar fuqishëm nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo Zyre kishte përgatitur rekomandim pozitiv edhe në dhjetorin e vitit të kaluar, por nuk kishte kaluar në mbledhjen e KQZ-së. Lista Serbe ishte ankuar në PZAP kundër vendimit të KQZ-së për moscertifikim dhe e njëjta kishte fituar rastin duke siguruar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare.