75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / A

Arrestohen dy zyrtarë për korrupsion, pranuan ryshfet që një kandidat ta kalojë testin për patentë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për ndalimin e dy zyrtarëve publikë të dyshuar për veprat pebnale “Marrja e Ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Dy të dyshuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të hollave, në atë mënyrë që i dëmtuari ta kalojë testin teorik për patentë shofer.

Pas dhënies së shumës të caktuar të parave në formë të ryshfetit, i njëjti e ka kaluar testin teorik, njoftoi Prokuroria.

Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.