Nis mbledhja e “nxehtë” e KQZ-së, a do të certifikohet Lista serbe?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot në orën 17:00 mbledhjen e radhës, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025.
Në këtë mbledhje po marrin pjesë anëtarët e KQZ-së, përfaqësues të Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike, si dhe përfaqësues të institucioneve relevante.
Në rendin e janë certifikimi i subjekteve kryesore politike dhe kandidatëve të tyre, raporton Indeksonline
Njëra prej pikave më të nxehta është certifikimi ose jo i partisë Lista Srpska.
Kujtojmë së gjatë ditës së sotme, diplomatja amerikane ka shprehur shqetësim për tendencat që ka thënë ajo se janë shfaqur me qëllimin që partive serbe t’u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
“Me kryeministrin në detyrë kemi diskutuar për veprimet, që kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje po shqyrtojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të ardhshme. Të jemi të qartë, besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces dhe jemi të shqetësuar për çdo tentim që limiton zgjedhjet e tyre. Ia kam bërë të qartë këto pika kryeministrit në detyrë dhe kam nënvizuar vëmendjen e SHBA-së për këtë çështje”, ka thënë ajo. /Indeksonline/