Aulon Shabani nga Llapi transferohet te Liria

Aulon Shabani këtë sezon do ta vesh fanellën e Lirisë.
Mbrojtësi 21-vjeçar është huazuar nga Llapi te skuadra prizrenase, shkruan IndeksOnline.
Ai shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Vëllaznimit në Ligën e Parë.
”Mirë se vjen, Aulon Shabani! Mbrojtësi i talentuar i bashkohet FC Liria nga FC Llapi në formë huazimi. Me forcën dhe përkushtimin e tij në mbrojtje, besojmë se do të jap kontribut të madh për skuadrën tonë.”, thuhet në njoftimin e Lirisë./IndeksOnline/