75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / H F

Ish-burri i Jessica Albës në një lidhje me modelen 25-vjeçare pas divorcit të tyre

Ish-burri i Jessica Albës, Cass Warren, ka konfirmuar se është në një lidhje me modelen Hannah Sandor.

Çifti u pa në Beverly Hills. Në fotot e siguruara nga Page Six, producenti 46-vjeçar i filmave përqafoi Doerr, 25 vjeç, dhe e puthi në faqe para se të darkonin në hotelin luksoz E. Baldi. Dyshja u panë gjithashtu duke qeshur dhe duke mbajtur duart ndërsa një çift tjetër ecte pas tyre. Dalja publike e Cass Warren me Hannah Sandor vjen vetëm disa javë pasi ata u panë së bashku në një darkë më 7 gusht në Los Angeles.

Jessica Alba njoftoi në janar nëpërmjet Instagram-it se martesa e saj me Cas Warren kishte marrë fund pas gati 17 vitesh. “Kam qenë në një udhëtim vetëzbulimi dhe transformimi për vite me radhë, si individ dhe në marrëdhënien time me Cas”, shkroi ajo, duke shtuar: “Jam krenare për rritjen që kemi pasur në martesën tonë gjatë 20 viteve të fundit dhe tani është koha për të filluar një kapitull të ri të rritjes personale”.

Ajo gjithashtu theksoi se përparësia e tyre janë fëmijët e tyre. “Ne ecim përpara me dashuri, mirësi dhe respekt për njëri-tjetrin dhe do të mbetemi gjithmonë një familje. Fëmijët tanë mbeten përparësia jonë më e lartë dhe ne kërkojmë privatësi në këtë kohë”. Aktorja ka fëmijë Honor, Haven dhe Hayes me Cas Warren. Jessica Alba paraqiti kërkesë për divorc në shkurt, duke përmendur “dallime të papajtueshme”.