75 Mall Live Search
08:11 / E Premte, 22 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Të paktën 18 persona humbën jetën në dy sulme në Kolumbi

Të paktën 18 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 janë plagosur në Kolumbi, si pasojë e dy sulmeve që i atribuohen fraksioneve disidente të ish-grupit guerilas Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), njoftuan autoritetet vendase.

Sipas zyrës së kryetarit të bashkisë së Calit – qyteti i tretë më i madh në vend – një kamion me eksploziv shpërtheu dje pranë një baze të Forcave Ajrore Kolumbiane. Si pasojë e sulmit, gjashtë persona humbën jetën dhe 71 të tjerë u plagosën, raporton Reuters.

Disa orë më herët, një helikopter i Policisë Kombëtare, që po merrte pjesë në një operacion për zhdukjen e të mbjellave të gjetheve të kokës, u rrëzua në komunën e Amalfit, në departamentin e Antiokias, duke shkaktuar vdekjen e 12 efektivëve të policisë.