75 Mall Live Search
09:22 / E Premte, 22 Gusht 2025 / KV

Pas rrahjes, ndezi zjarr pranë shtëpisë së viktimës në Fushë-Kosovë

Një rast i pazakontë është raportuar në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës, ku pas një përleshjeje fizike mes disa personave ka ndodhur edhe një zjarrvënie.

Sipas raportit të policisë, fillimisht është raportuar për një rrahje mes disa meshkujve kosovarë, ku njëri nga të dyshuarit ka marrë trajtim mjekësor. Më pas, ai ka ndezur zjarr afër shtëpisë së viktimës.

Me vendim të prokurorit, dy persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej./IndeksOnline/