Hynë bashkë në kuvend, Bekë Berisha: Ia jap votën Agim Bahtirit nëse propozohet për kryetar të kuvendit

Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri dhe deputeti i AAK-së Bekë Berisha hynë se bashku sot në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Bahtiri para se të hynte në kuvend tha se është duke e pritur shokun e tij Bekë Berishën.
Ndërsa, Berisha tha se do t’ia japë votën Bahtirit nëse propozohet për kryetar të kuvendit.