Qalaj para seancës: Shumica krijohet me marrëveshje politike, s’votojmë asnjë kandidat që ka qenë pjesë e qeverisë

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se pret një nismë nga LVV-ja për krijimin e një shumice parlamentare.
“Shumica parlamentare krijohet me një marrëveshje politike”, tha ai për gazetarët para Kuvendit.
Qalaj tha se PDK-ja është e hapur dhe gjithmonë ka qenë pjesë e të gjitha bisedimeve, teksa i bëri thirrje LVV-së të merr “hapa konkretë”.
Qëndrimi i PDK-së, tha Qalaj, është i njëjtë – nuk votojnë asnjë kandidatëqë ka qenë pjesë e qeverisë. Ndërkaq, për kandidatët e tjerë, Qalaj tha se kandidaturat e tyre duhet të diskutohen dhe të merren vendime për votimin ose jo të tyre.