75 Mall Live Search
10:45 / E Premte, 22 Gusht 2025 / S Z

Beqa rikthen deklaratën e Kurtit kur i kërkonte Thaçit të shkonte në Hagë: S’ka asnjë arsye që Vetëvendosje të marrë ndonjë votë nga deputetët e PDK-së

Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka sjellur në kujtesë një deklaratë të Kurtit më 9 janar të vitit 2019 kur kishte deklaruar publikisht që Hashim Thaçi të shkoj në Hagë.

Beqa ka thënë se s’ka asnjë arsye më të madhe që Kurti dhe Vetëvendosje të mos e marrjn asnjë votë nga deputetët e PDK-së. “Deputetët mjaftojnë t’a lexojnë postimin e tij “SHKO HASHIM”, shkruan Beqa.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti, më 9 janar 2019 ka kërkuar publikisht që Hashim Thaçi të shkoj në Hagë!

Përveç tjerash, a ka arsye më të madhe që Albin Kurti dhe Vetvendosje mos t’a marrin asnjë votë nga deputetët e PDK-së, JO SKA. Deputetët mjaftojnë t’a lexojnë postimin e tij “SHKO HASHIM”…

I ke thënë “Shko Hashim”, por së shpejti Hashimi me shokë triumfues e faqebardhë po vjen o Albin…