75 Mall Live Search
10:47 / E Premte, 22 Gusht 2025 / H F

AAK-ja kërkon konsultë për ta përcaktuar kandidatin për kryetar të kuvendit

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do të përpiqen që të mbajnë një konsultë me shefat e grupeve parlamentare dhe kryesuesin e seancës konstituive për të gjetur një kandidat unifikues.

Haradinaj deklaroi se përmes deputetes Tima Kadrijaj do të mundohen që të mbajnë një konsultë para fillimit të seancës së 56-të për konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij, deputetët duhet të gjejnë një kandidat unifikues.

“Përmes Times do të kërkojmë një konsultë me shefat e grupeve dhe kryesuesin, nëse ka gatishmëri të diskutojmë për kandidaturat. Përveç emrave që i kemi cekë mund të ketë edhe të tjerë. Mirë është që të kemi informatë paraprake që kush do të jetë kryetar i kuvendit. Në seancën para kësaj ishte një lloj befasie se çfarë ndodhi dhe presim që të konsultohemi. Nuk mund ta detyrojmë VV-në kënd mundet me propozua, por të gjejmë një figurë unifikuese. Ka plot emra të VV që i kishim votu”, ka thënë Haradinaj.