75 Mall Live Search
21:39 / E Premte, 22 Gusht 2025 / F.R

Ministri i Jashtëm holandez jep dorëheqjen, nuk gjeti mbështetje për sanksione shtesë për Izraelin

Ministri i Jashtëm holandez, Caspar Feldkamp ka dhënë dorëheqjen të premten pas një takimi të dështuar të kabinetit mbi sanksionet e mundshme kundër Izraelit.

“Vërej se nuk jam në pozicion për të marrë masa të rëndësishme shtesë” për të ushtruar presion mbi Izraelin, tha ai. Në një deklaratë të enjten, Feldkamp tha se donte masa shtesë kundër Izraelit.

Ndërsa në korrik, ai i shpalli ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, “persona non grata” në Holandë.

Holanda është ndër vendet që nënshkruan një deklaratë të përbashkët të enjten duke e quajtur planin e ri të Izraelit për vendbanimet në Bregun Perëndimor të papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.